Ksavi dhe Pike: Zhoze po shkatërron futbollin spanjoll

Aug 19, 2011 | 11:34

Pike dhe Ksavi kanë komentuar me tone të ashpra Realin dhe trajnerin e tij. “Murinjo, ti po shkatërron futbollin spanjoll. Ky është një turp! Murinjo po e shkatërron futbollin. Thuhet se problemet i shkaktojnë katalanasit, por problemi është te Reali. Kanë shkuar shumë larg. Edhe kur kemi fituar 6-2 në fushën e tyre, nuk ka ndodhur një situatë e tillë. Por tani, me sa duket lojtarët marrin urdhra nga një person që po shkatërron futbollin tonë”. Jo më pak i ashpër është treguar edhe Ksavi Hernandez. “Sjellje të tilla janë të turpshme. Faulli i Marselos? Ishte një ndërhyrje kriminale dhe kafshërore. Ai donte të dëmtonte Fabregasin. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Pepen”.

Murinjo shpëton paq, federata nuk do ta hetojë incidentin

Pavarësisht kryqëzimit të Zhoze Murinjos, tekniku portugez mund të rrijë i qetë, sepse federata spanjolle ka vendosur të  mos e hetojë gjestin e trajnerit të Realit ndaj Tito Vilanovës. “Federata nuk ka ndër mend të çelë një hetim për atë që ka ndodhur. Ishte një ndeshje e luftuar dhe me rivalitet”, – u shpreh Horge Karretero, zëdhënësi i federatës një ditë pas incidentit. Arbitri Fernandez Borbalan nuk e pa gjestin e “Special One”, për rrjedhojë nuk ka raportuar asgjë në shënimet e tij pas ndeshjes. Edhe në rast se Barcelona do të bëjë presion që Murinjo të hetohet, Disiplina do të bazohej vetëm në faktet televizive. Prandaj mund të thuhet se Murinjo ia ka hedhur paq.

© Panorama.al

Te lidhura