Kryesia e re, Lulzim Basha del i pari

Jul 24, 2011 | 12:45

Këshilli Kombëtar I PD-së nxjerr Lulzim Bashën më të votuarin për kryesinë e re. Nga 134 anëtarë që kanë marrë pjesë në votimin e djeshëm, 116 prej tyre kanë votuar për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Si për koincidencë, në vendin e dytë është renditur ishkandidati i PD-së për Bashkinë e kryeqytetit katër vjet më parë, Sokol Olldashi me 12 vota më pak se Basha. Pas numërimit të të gjitha votive duket se grupi i mbështetur nga kryeministri Berisha ka marrë më shumë vota se rivalët e tyre, ku nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, është renditur në vendin e pestë ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, vetëm i nënti.

REZULTATET

Rreth gjashtë orë pas nisjes së votimit, komisioni i ngritur për numërimin e votave, I kryesuar nga Gjergj Lezhja, hartoi tabelën përfundimtare dhe në orën 18:30 ia komunikoi atë mediave. Fitorja e Bashkisë së Tiranës duket t’I ketë dhënë shumë mbështetje në parti Lulzim Bashës, i cili mori një numër të madh votash krahasuar me numrin e anëtarëve të Këshillit që votuan. Pas dy më të votuarve, Basha e Olldashi, në vendin e tretë u rendit kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho dhe në vend të katërt kreu i PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi. Së bashku me Topallin, numër të njëjtë votash mori Bujar Nishani, ndërsa me një votë më pak, 93 vota, u renditën kreu i Grupit Parlamentar, Astrit Patozi dhe deputeti Flamur Noka. Dhjetëshen e parë e mbylli Jemin Gjana. Në listën e fituesve bien në sy emrat e këshilltares së Topallit, Arta Sakja, prefektit të Tiranës, Keltis Kruja dhe deputetes Mesila Doda, ndërkohë që nuk ka fituar Genc Pollo.

KRYESIA E RE

Statuti i PD-së parashikon që 30% e kryesisë duhet të jetë me gra. Sipas kësaj pike, 8 nga 24 anëtarët duhet të jenë femra. Ky fakt ka favorizuar Lajla Përnaskën, e cila është renditur e 30-ta me 58 vota dhe përpara saj kanë qenë Gent\ Strazimiri, Arben Imami, Dhori Kule, Tritan Shehun, Enkelejd Alibeaj dhe Ilir Bano, ku katër të parët kanë marrë më shumë vota se ajo. Por për shkak të plotësimit të kuotës së 30%, të gjashtë deputetët meshkuj i kanë lënë vendin deputetes së Tiranës. Në kryesinë e re të Partisë Demokratike, nga 25 anëtarë, 10 prej tyre janë të rinj. Konkretisht, hyrjet e reja në kryesi janë dy ministrat Eduard Halimi dhe Myqerem Tafaj, pesë deputetët Adriana Gjoni, Flamur Noka, Lajla Përnaska, Mesila Doda dhe Rajmonda Bulku. Gjithashtu, në listë është renditur edhe kreu i Hipotekave, Arben Qirjako. Nga lista e vjetër kanë mbetur jashtë kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Leonard Demi, zv.ministrat Marjeta Zaçe e Halit Shamata, ish-deputeti Aleksandër Biberaj, si dhe Mimoza Hasekiu, Liri Dibra, Margarita Qirko, Maks Cikuli, Ilir Bano dhe Omer Stringa. Statuti

i PD-së parashikon që anëtarë të kryesisë, përveç kryetarit dhe 24 të zgjedhurve nga Këshilli Kombëtar, janë edhe kryetari i Forumit Rinor, Gert Bogdani dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi. Gjatë numërimit të votave rezultoi se vetëm 3 vota ishin shpallur të pavlefshme.

KRYESIA E RE E PD

 

Sali Berisha

Adriana Gjoni

Aldo Bumçi

Arben Qirjako

Arta Sakja

Astrit Patozi

Bujar Nishani

Edi Paloka

Edmond Spaho

Eduart Halimi

Fatos Beja

Flamur Noka

Genc Ruli

Ilir Rusmajli

Jemin Gjana

Jozefina Topalli

Keltis Kruja

Lajla Përnaska

Lulzim Basha

Majlinda Bregu

Mesila Doda

Myqerem Tafaj

Rajmonda Bulku

Ridvan Bode

Sokol Olldashi

Albana Vokshi

Gert Bogdani

VOTIMI NE KESHILLIN KOMBETAR

 

1. Lulzim Basha 116 vota

2. Sokol Olldashi 104

3. Edmond Spaho 103

4. Aldo Bumçi 98

5. Jozefina Topalli 94

6. Bujar Nishani 94

7. Astrit Patozi 93

8. Flamur Noka 93

9. Ridvan Bode 92

10. Jemin Gjana 84

11. Edi Paloka 79

12. Fatos Beja 79

13. Mesila Doda 78

14. Genc Ruli 76

15. Keltis Kruja 75

16. Majlinda Bregu 75

17. Adriana Gjoni 72

18. Ilir Rusmajli 71

19. Arben Qirjako 69

20. Eduart Halimi 68

21. Myqerem Tafaj 65

22. Rajmonda Bulku 65

23. Arta Sakja 64

24. Gent Strazimiri 64

25. Arben Imami 62

26. Dhori Kule 60

27. Tritan Shehu 60

28. Enkelejd Alibeaj 58

29. Ilir Bano 58

30. Lajla Përnaska 58

31. Jorida Tabaku 57

32. Paulina Hoti 57

33. Edit Harxhi 56

34. Ledina Aliolli 53

35. Mark Marku 51

36. Arenca Trashani 50

37. Genc Pollo 49

38. Ardian Turku 47

39. Gazmend Oketa 45

40. Spiro Ksera 43

41. Zana Turku 43

42. Leonard Demi 39

Berisha nuk propozon Mustafajn, Oketa renditet i katërti nga fundi

Pas fjalës së mbajtur përpara anëtarëve të Këshillit Kombëtar, kreu i PD-së, Sali Berisha, lexoi listën që ai i kishte propozuar këtij forumi me 42 anëtarë, nga ku do të dilnin 24. Megjithëse ishte përfolur gjatë gjithë ditëve të fundit, në listë mungonte ish-bashkëpunëtori më i afërt i Kryeministrit, Besnik Mustafaj. Berisha iu la anëtarëve edhe 15 minuta kohë për të bërë propozimet e tyre, duke mbledhur 5% të firmave (7 firma), por asnjë propozim tjetër nuk u paraqit në komisionin e votimit. Në listën e kandidatëve, kryeministri Berisha kishte propozuar edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Gazmend Oketa, I njohur si mbështetës i Presidentit Bamir Topi. Në përfundim të votimit rezultoi se Oketa kishte marrë 45 vota, gjashtë më shumë se vendi i fundit, Leonard Demi edhe ky i njohur për qëndrimet e tij kundër maxhorancës, veçanërisht për ligjin e Shërbimit Informativ Kombëtar. Në listën e propozimeve ishin gjithashtu edhe ministri I Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, i cili mori 43 vota, ndërsa ministri i Inovacionit (ish kreu i PDR), Genc Pollo, mori 49 vota.

ADI SHKEMBI

 

 

© Panorama.al

Te lidhura