Kryeparlamentarja bullgare: Besoj te Shqipëria në BE

May 10, 2012 | 10:54

TIRANË- Kryeparlamentarja e Bullgarisë, Tsetska Tsacheva, duke theksuar mbështetjen e vendit që saj në rrugën integruese të Shqipërisë ka deklaruar se ajo beson në të ardhmen tonë evropiane. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli  është nënvizuar domosdoshmëria për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“ Folëm për marrëdhëniet shumë të mira mes vendeve tona dhe kërkuam që ato të materializohen edhe më tej në rritje të investimeve në interes reciprok të dy vendeve tona. Mora si garanci mbështetjen e Bullgarisë në procesin e integrimit dhe marrjen e statusit kandidat”- tha Topalli.

Ndërkohë homologia bullgare ka theksuar se do t’i kërkohet qeverive përkatëse bashkëpunim ekonomik në fusha specifike, si energjetika, transporti, turizmi. “Këto janë fusha në të cilat mund të kemi marrëdhënie me aktive. Kemi unitet dhe qëllime të përbashkëta. Unë dhe delegacioni që më shoqëron besojmë në të ardhmen evropiane të Shqipërisë”- tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura