TIRANE- Dy të rinj janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Tiranës njoftoi sot për identifikimin e një grupi kriminal në Tiranë, të cilët kryenin grabitje me dhunë të qytetarëve në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit, Nebi Selimaj 19 vjeç dhe Leonard Rexha 22 vjeç. Janë shpallur në kërkim shtetasit Bledar Dida 21 vjeç dhe Mikel Pjetri 19 vjeç.
Ky grup kriminal kishte mundur të kryente disa vjedhje në Tirana, nëpërmjet kërcënimit me armë të ftohta ndaj qytetarëve. Ata kanë vjedhur sende personale dhe para.
Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar nga policia 2 thika, 4 celularë si dhe sende të tjera të vjedhura.
© Panorama.al











