TRIPOLI- Një zyrtar nga Këshillit Kombëtar i opozitës në Libi ka njoftuar se këshilli do të fillojë menjëherë të lëviz për të qeverisur nga Tripoli.
Njoftimi u bë nga Ali Tarhouni, i cili është ministër i financave në këshillin kalimtar.
Tarhouni tha se këshilli planifikon që menjëherë të kthehet nga bastioni i saj Bengazi në Tripoli, ku kundërshtarët e regjimit Muhamar Gadafi po kërkojnë të forcojnë kontrollin e tyre pas pushtimit të kryeqytetit katër ditë më parë.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ditët dhe javët e ardhshme në Libi janë “kritike” për të ardhmen e vendit.
Në një deklaratë me shkrim, Klinton bëri thirrje për paqe midis fraksioneve të Libisë, duke thënë se “mund të ketë vend në Libi për sulme hakmarrëse dhe masa ndëshkimore”.
Në një zhvillim tjetër, zyrtarët thonë se është arritur marrëveshje në Këshillin e Sigurimit të OKB për të lejuar 1.5 miliard dollarë për Libinë.
Paratë do të përdoren për ndihma humanitare dhe nevojat e tjera që kanë dalë nga trazirat. (rel)
© Panorama.al











