Kryeministri Stoltenberg: Situata, serioze. Herët për të thënë sulm terrorist

Jul 22, 2011 | 18:34
Jens Stoltenberg

Kryeministri i Norvegjisë,Jens Stoltenberg ka reaguar menjëherë pas situatës së krijuar në vend, pas shpërthimit të një bombe në qendër të Oslos, ku ndodhet edhe zyra e vetë kryeministrit.

Stoltenberg tha se  “situata është shumë serioze” duke shtuar se “është shumë herët për të thënë që është një sulm terrorist”

Një shpërthim i fuqishëm goditi Oslon rreth orës 15:30, ku deri tani janë raportuar 2 të vdekur, dhe disa të plagosur.

Në reagimin e saj të parë, policia tha se , ende nuk ka një shifër të saktë viktimash, por shtoi se, bëhet fjalë për disa.

© Panorama.al

Te lidhura