“Kryeministri shqiptar viktimë e një atentati”, kur Zogu u qëllua 3 herë me revolver nga studenti

Jun 28, 2019 | 10:33
SHPËRNDAJE

zogu-485x360

Aurenc Bebja/ Si u pasqyrua atentati qe iu be Ahmet Zogut ne median franceze. “Le Figaro” botoi, të dielën e 24 shkurtit 1924, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me atentatin ndaj Ahmet Zogut, asokohe kryeministër i Shqipërisë. Ja çfarë u raportua: 

image

Kryeministri shqiptar viktimë e një atentati

Romë, 23 shkurt.

Na shkruajnë nga Tirana, më 23 shkurt, nëpërmjet Agjencisë Stefani :

Në momentin kur Kryeministri shqiptar, z. Zogu, hyri në sallën e Asamblesë Kushtetuese, një student me emrin Beqir Valteri, qëlloi tri herë me revolver mbi të, duke i shkaktuar plagë të lehta në dorë dhe në këmbë.

Nuk ka asnjë shqetësim për gjendjen e z. Zogu.

Fajtori u arrestua dhe u dorëzua para drejtësisë.

Qetësia mbretëron kudo.

Asambleja vazhdoi punën e saj. Z. Frashëri u zgjodh President.

Burimi :https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1924-kryeministri-shqiptar-ahmet-zogu-viktime-e-nje-atentati/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura