Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se gjatë restaurimit të pikturës murale në Kishën e Shna Ndout dolën në dritë portrete dhe figura shenjtorësh.
“Punimet konsistuan në konsolidimin e shtresave përgatitore dhe pelikulit piktorik, pastrimin nga mbivëniet me gëlqere dhe llaç, pastrimin nga kripërat si dhe zëvendësimin e bordurimeve dhe stukimeve të vjetra”, shkruan Rama krahas imazheve.
Postimi i plotë:
😍Dalin në dritë portrete dhe figura shenjtorësh gjatë punimeve për konservimin/restaurimin e pikturës murale në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit⛪️
👷⛏️🛠️Punimet konsistuan në konsolidimin e shtresave përgatitore dhe pelikulit piktorik, pastrimin nga mbivëniet me gëlqere dhe llaç, pastrimin nga kripërat si dhe zëvendësimin e bordurimeve dhe stukimeve të vjetra✍️
🖼️Piktura murale e kësaj kishe bashkë me atë të Kishës së Shëlbuemit në Rubik ishin në fokusin e programit të #EU4Culture gjatë këtij viti për restaurimin e veprave të artit ndërsa ndërhyrjet u realizuan nga restauratorja Edlira Çaushi dhe ekipi i saj. Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në IKTK kanë mbikqyrur nga afër ecurinë e këtyre punimeve👏👏👏
*Kisha e Shna Ndout në Kepin e Rodonit është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIV
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al