Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, pas një takimi me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Leon Paneta, në Jerusalem, tha se garancitë e SHBA-ve për ndërhyrje ushtarake nuk janë të mjaftueshme që Irani të heqë dorë nga armët bërthamore. “Ju deklaruat disa muaj më parë se kur gjithçka të dështojë, SHBA do të veprojë, por këto deklarata ende nuk i kanë bindur iranianet t’i japin fund programit të tyre. Deklaratat e forta nuk e kanë bindur Iranin se ne jemi seriozë dhe do të bëjmë gjithçka për t’i ndalur. Aktualisht, regjimi iranian beson se bashkësia ndërkombëtare nuk ka vullnetin për të ndalur programin bërthamor. Kjo duhet të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë shpejt, sepse koha për të zgjidhur këtë çështje në mënyre paqësore po mbaron”, tha Netanjahu. Paneta përsëriti se SHBA-të nuk do të lejojnë Iranin të sigurojë armën bërthamore. Vizita e Panetës në Izrael ka shtuar hipotezat se ndërhyrja në Iran po i afrohet reales.











