Kryeministri Berisha takon Jahjagën në Vlorë

Aug 19, 2011 | 12:58

Pasditen e djeshme kryeministri, Sali Berisha ka pritur në rezidencën qeveritare në qytetin e Vlorës, presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Jahjaga po qëndron për disa ditë pushime në bregdetin shqiptar.

Në takim, kryeministri Berisha vlerësoi rolin që presidentja Jahjaga ka luajtur e po luan në rritjen dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan dhe vendosmërinë e autoriteteve të qeverisë së Kosovës për zbatimin e ligjit dhe të rendit kushtetues në të gjithë territorin e saj.

“Funksionimi i shtetit ligjor dhe institucional kanë bërë që Kosova gjithnjë e më shumë të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, mirëkuptimi e integrimi rajonal”-u shreh Berisha.

Presidentja Jahjaga e ka falënderuar kryeministrin Berisha për të gjithë mbështetjen që ai i ka dhënë dhe i jep Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi bashkëpunimin politik dhe në të gjithë fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës, për përpjekjen e përbashkët në njohjen e mëtejshme dhe konsolidimin e pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, njofton zyra e shtypi të kryeministrit.

© Panorama.al

Te lidhura