Kroacia sërish në recesion, rimëkëmbje në 2013

May 4, 2012 | 10:29

Kroacia ka hyrë sërish në recesion, nderkohe qe ekspertët e Institutit Ekonomik në Zagreb vlerësojnë se këtë vit GDP do të bie edhe për një për qind.

Tendencat më të favorshme në eurozonë dhe efektet e para të reformave të ndërmarra në ekonominë kroate, sipas Insittutit Ekonomik, mundësojnë një rimëkëmbje të lehtë në vitin 2013, vit, me rritje të GDP-së prej 1.2 për qind.

“Treguesit mujor të trendeve të fillimit të këtij viti tregojnë një reduktim të mëtejshëm në eksport,  prodhim industrial, tregtinë me pakicë dhe ne sektorin e ndërtimit, që në thelb ka rritur normën e papunësisë, ndërsa, ekonomia kroate përsëri ka hyrë në recesion”, thonë analistët kroate.

© Panorama.al

Te lidhura