ATHINE- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu në mesazhin e tij të parë vetëm pak kohë pas mbarimit të takimeve maratonë shpalli formimin e qeverisë së re deri të premten, dhe tha se do të kërkojë një votëbesim në Parlament, raporton televizioni grek ERT.
Ai u shpreh i vendosur për të vazhduar rrugën që ka nisur, duke përmendur ndryshimet që kishte sjellë gjatë kohës që ka qenë në pushtet.
Ai akuzoi opozitën se përfitoi politikisht nga situata e krijuar në vend.











