
Axhende te ngjeshur takimesh te ministrit Britanik te Shtetit për Evropën, David Lidington, gjate vizites se shkurter ne vendin tone.
Pas takimit me ministrin e Jashtem, Haxhinasto, ai eshte pritur ne oret e paradites nga presidenti i vendit, Bamir Topi. Pas takimit me dyer te mbyllura, ai i ehste drejtuar kreministrise per nje takim me kreun e qeverise, Sali Berisha.
Takimi i radhes, ne vijim te axhendes eshte me liderin e opozites, Edi Rama dhe ne fund me kryeprokuroren Ina Rama.
Axhenda finalizohet me nje konference per mediat, qe prite te jete rreth ores 12.15.
Vizita
Konfirmimi I vizitës erdhi nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme, ku thuhet se vizita e Lidington vjen me ftesë të ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto.
Në qendër të takimeve të Lidington do të jetë situate e krijuar së fundmi në Shqipëri pas zgjehdjeve të 8 majit. Lidington do të ketë një axhendë të ngjeshur pas ka parashikuar takime me presidentin,Bamir Topi, kryeministrin, Sali Berisha, ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe kreun e opozitës, Edi Rama për të diskutuar mbi gjendjen politike, axhenden e reformave të BE-së, dhe prioritetet e Mbretërisë se Bashkuar për sundimin e ligjit.
Lidington do të ketë gjithashtu edhe një takim me kryeprokuroren Ina Rama.
Sipas njoftimit të ministrisë së Jashtme, ministri Britanik i Shtetit për Evropën, David Lidington ndërsa pritet të vizitojë Tiranën është shprehur se, “ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqimisht dëshirën e Shqipërisë për t`u bashkuar me BE-në. Megjithatë, për të përparuar më tej, është me rëndësi që politikanët dhe institucionet shqiptare të demonstrojnë pjekurinë e tyre demokratike dhe kredencialet evropiane. Unë pres që të diskutoj këtë axhendë me partnerët shqiptarë në Tiranë.”
© Panorama.al











