Shoqata e Bankave: Vështirësitë e biznesit rritën me 1% kreditë me probleme në sistemin bankar.
Statistikat: Por u shtuan 235 milionë USD depozita të reja.
Shoqata e bankave njoftoi dje se niveli i kredive me probleme arriti në 21.1 për qind. Në analizën e bankierëve theksohet se gjatë tremujorit niveli i kredive me probleme u rrit me 1 për qind. Kriza ekonomike, apo ekonomikisht më saktë, ngërçi i bizneseve dhe mungesa e investimeve të qeverisë kanë sjellë rritjen e pamundësisë së shlyerjes së kredive nga bizneset dhe individët. “Kreditë me probleme arritën në fund të qershorit në 21.1 për qind, duke u rritur me një pikë përqindjeje përgjatë gjithë tremujorit të dytë. Niveli i këtij treguesi reflekton vështirësitë me të cilat përballet biznesi në kushtet aktuale ekonomike dhe ngadalësimin e ritmit të rritjes së kredisë”, theksohet në raportin e Shoqatës së Bankave.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











