Kriza financiare, Malev ndërpret fluturimet

Feb 3, 2012 | 11:43

Situata e veshtire financiare me te cilen perballet ka detyruar kompanine ajrore, Malev te nderprese te gjitha fluturimet, duke nisur nga mengjesi i sotem.

Vete kompania ka njoftuar se ka ndaluar të gjitha operimet dhe ka ulur të gjithë aeroplanët për të “minimizuar dëmin” meqë situata financiare e saj po bëhet e paqëndrueshme.

Malev ka borxhe diku rreth 270 milionë dollarë dhe nuk ka arritur të gjejë investitorë të rinj.

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se dy aeroplanë të Malevit gjenden ende jashtë vendit, një në Tel Aviv dhe tjetri në Irlandë.

Në janar, Bashkimi Evropian e urdhëroi Malevin që të shlyejë afër 400 milionë dollarë të subvencioneve ilegale shtetërore, që kishte marrë në mes të vitit 2007 dhe 2010, meqë BE kishte gjetur se ishin shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së. (rel)

© Panorama.al

Te lidhura