Kriza ekonomike, Portugalia shkurton festat nga kalendari

May 9, 2012 | 21:47

Portugalia ka vendosur që në kuadër të masave të kursimit të shkurtojë edhe ditët e festave. Kështu, katër festa, nga 14 në total do të shkurtohen nga kalendari.

Sipas BBC, bëhet fjalë për dy festivale fetare dhe dy pushime të tjera publike.

Vendimi në lidhje me dy festivalet katolike është marrë në konsultim me Vatikanin. Portugalia ka shkurtuar pagat në sektorin publik dhe ka rritur taksat për të ngushtuar deficitin buxhetor.

Shpresat janë se pezullimi i këtyre festave do të përmirësojë konkurrencën dhe do rrisë aktivitetin ekonomik.

© Panorama.al

Te lidhura