”I just wanna” titullohet kënga dhe klipi më i ri i këngëtares Linda Halimi, i cili ka kohë që po promovohet nga vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale. Por siç duket ky projekt i këngëtares së njohur nuk është mirëpritur nga fansat dhe publiku shqiptar. Edhe pse gjithmonë është pëlqyer për vokalin e saj përkundër sensualitetit të cilin nuk e ka pasur në fillim, këtë radhë ky projekt i saj nuk është pritur mirë, madje ka filluar të bojkotohet dhe të kritikohet ashpër nga publiku në rrjetin e videove Youtube, ku vetëm brenda dy ditëve të para të publikimit është
klikuar mbi 100 mijë herë, por ka mbledhur rreth 3 mijë ”dislike”. Komentet kritikuese kishin të bënin me faktin se ai klip duhej të vihej në faqet porno e jo në youtube. Kjo për arsye se aty shfaqen vajza të zhveshura dhe disa skena lesbike.











