“Kriminelët morën jetë në mes të ditës”-Atentati në Shkodër me 2 viktima e 2 të plagosur, deputeti i PD: Organet të ngrihen në këmbë e të kapin autorët

Oct 30, 2024 | 18:20
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, përmes një postimi në rrjete sociale, ka reaguar lidhur me atentatin e sotëm në Shkodër, nga ku mbetën viktima Hamza Lici e Flutura Basha, ndërsa të plagosur Arlind Bushati dhe Bashkim Basha.

vrasja-atentat-shkoder (1) dash sula

Sula shkruan se organet në vend kanë si synim përndjekjen e opozitës, e jo të goditjes së krimit. “Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit ngrihen në mëngjes dhe flenë duke menduar se si të burgosin e përndjekin opozitën ndërsa bandave, krimit të organizuar i hapin krahun”, shkruan ai.

Po kështu, Sula i bën thirrje organeve të rendit për të identifikuar e për të kapur autorët e kësaj masakre që tronditi Shkodrën pasditen e sotme (30 tetor).

“Organet e rendit duhet te ngrihen ne kembe e te kapin autoret.”, shkruan deputeti demokrat.

Postimi i plotë:

🔴Shteti nen pushtetin e bandave.
Tronditese ngjarja ne Shkoder. Kriminelët morën jetë mu në mes të ditës.
Organet e rendit duhet te ngrihen ne kembe e te kapin autoret.
Për fatin e keq të shqiptarëve, ky është realiteti në Shqipëri. Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit ngrihen në mëngjes dhe flenë duke menduar se si të burgosin e përndjekin opozitën ndërsa bandave, krimit të organizuar i hapin krahun.
Rendi publik ka rënë në Shqipëri. Siç kanë konfirmuar edhe komunikimet në aplikacionet sekrete, Shumica e Drejtueve të Policisë së Shtetit janë në shërbim të krimit të organizuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura