
Flet ish-gruaja e Gentian Nushit, i cili vrau ish-vjehrrin.
Aida Nushi-Koçi: Im shoq, me thika mbi mua e djalin.
“Genti më kërcënonte me vrasje. Me djalin zihej, sepse më dilte në mbrojtje”
Nuk i kanë thënë që në fillim se ish-bashkëshorti i ka lënë të vdekur babanë, pasi e ka qëlluar me çifte në pragun e derës, nga ku ka dalë nuse 20 vjet më parë. Aida Nushi-Koçi është nisur nga Greqia drejt Semanit, me lajmin e rëndë se i ati është shumë sëmurë, por nga mesi i rrugës ka marrë vesh të vërtetën fatale. E shoqëruar nga djali i saj i madh, që ende nuk ka mbushur 16 vjeç, ish-gruaja e Gentian Nushit, që vrau ish-vjehrrin Dhimitër Koçi mesditën e së enjtes, mbërriti pak orë para varrimit të dy viktimave. Pasi i bëri nderimet e fundit të atit 65-vjeçar, Aida refuzoi të shkonte në portën përballë fqinjëve, te shtëpia e familjes së ish-bashkëshortit. Si nëna 37-vjeçare, ashtu veproi edhe i biri, i cili nuk pranoi t’i jepte lamtumirën babait 41-vjeçar. Këtu nis edhe intervista e saj për gazetën “Panorama”…
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











