Krimet e luftës, vijon gjykimi i Mlladic në Hagë

Jul 9, 2012 | 9:13

Pritet të vazhdojë sot gjykimi për krime lufte i ish-liderit ushtarak të serbëve në Bosnjë, Ratko Mlladic.

Ai akuzohet për genocid për shkak të rolit që ka pasur në rrethimin e Sarajevës dhe për orkestrimin e vrasjes së 8 mijë burrave e djemëve boshnjakë në Srebrenicë më 1995.

Prokurorët e Tribunalit të Hagës pritet te therrasin në foltoren e dëshmisë, dëshmitarin e parë, Elvedin Pasic.

Ky i fundit pritet të rrëfejë para gjykatës se si i ka shpëtuar ekzekutimit të 150 njerëzve nga ushtarët serbë të Bosnjës më 1992.

Dëshmia e Pasiqit pritet të pasohet nga ajo e këshilltarit të Kombeve të Bashkuara, Dejvid Harlend, i cili do të përqëndrohet në rrethimin e Sarajevës prej 1993 deri më 1995.

© Panorama.al

Te lidhura