Krimet e luftës, arrestohet Goran Haxhiç

Jul 20, 2011 | 10:36

SERBI- Nje tjeter i kerkuar prej vitesh per krime lufte ka rene ne pranga. Agjencia Reuters raporton se i akuzuari i Hagës për krime lufte, Goran Haxhiç, është arrestuar.

Haxhic ka udhëhequr trupat serbe në kohën e luftës në Kroaci. Tribunali i Hagës e akuzon atë për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe për dëbim të dhunshëm të rreth 28 mijë kroatëve dhe jo-serbëve gjatë luftës në Kroaci më 1991-1995.

Pas arrestimit të ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladic, më 26 maj të këtij viti, Haxhiq ishte i arratisuri i fundit serb, që nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara akuzohet për krime lufte.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, pritet të dalë në një konferencë urgjente për mediat per te dhene detaje. Kapja e të akuzuarve për krime lufte është kusht për Serbinë për t’iu bashkuar Unionit Evropian.

© Panorama.al

Te lidhura