SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Prekal të Shkodrës.
Nipi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri xhaxhain.
Policia tha se ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Sipas të dhënave të fundit mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi, Sokol Murraca,45 vjeç, i cili është qëlluar për vdekje nga nipi i tij, K. Murraca, 20 vjeç.
Prekali është një fshat që prej ditësh është izoluar nga reshjet e dendura të dëborës, ndaj dhe marrja e informacioneve është e vështirë.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet që në orët në vazhdim të jepen më shumë detaje rreth shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.
© Panorama.al











