Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Stajkovcë të Shkupit, në Maqedoninë e Veriut.
Sipas informacioneve të para, një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën dhe më pas ka goditur veten me thikë.
Ai aktualisht ndodhet në spitalin “Sveti Naum Ohridski”.
Si ka ndodhur ngjarja?
Fillimisht policia u informua se dy persona, përkatësisht burrë e grua 64 dhe 57 vjeç u gjetën të plagosur në banesën e tyre, por më pas mjekët konfirmuan se ata kishin ndërruar jetë.
Po ashtu me plagë thike u gjet edhe një 67-vjeçar, i cili rezulton të jetë vëllai i 64-vjeçarit. Policia në Maqedoninë e Veriut dyshon se ai është autori i vrasjes.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi të rëndë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al