Kreu i Qarkullimit emërohet drejtor i Policisë Bashkiake

Aug 2, 2012 | 14:17

Vullnet Topalli

Topalli u largua me urdhër të ministrit. Në vend të tij, Shkëlzen Aliaj.

Shefi i bashkiakëve, Florenc Hoxha, rikthehet në Polici.

Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, largohet nga detyra dhe në vend të tij emërohet kreu i Qarkullimit Rrugor, “Drejtues i Parë” Vullnet Topalli. Burime nga Bashkia e Tiranës thanë se Hoxha është shkarkuar nga detyra me vendim të kryebashkiakut Basha, ndërsa pritet që ai t’u rikthehet strukturave të Policisë së Shtetit. Ndërsa Topalli, i cili e kishte lënë detyrën në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë prej dy ditësh pas disa lëvizjesh të firmosura nga ministri i Brendshëm Flamur Noka, nga sot do të drejtojë efektivat e Policisë Bashkiake të Tiranës. Që nga muaji prill i këtij viti, Policia Bashkiake drejtohej nga Florenc Hoxha, i cili para këtij emërimi, mbante detyrën e shefit të Komisariatit Nr. 3 të Tiranës.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

© Panorama.al

Te lidhura