Banesat e ish pronarëve, krerët e bashkive-Ramës: Kundër aktit normativ

Sep 11, 2012 | 13:31
Rama gjate nje mbledhjeje te Grupit të PS

TIRANË- Krerët socialistë të bashkive, të pranishëm sot në mbledhjen e grupit të PS-së, i kanë kërkuar kryetarit Rama dhe deputeteve të mos votojnë aktin normativ për lirimin e banesave të ish-pronarëve.

Ata janë shprehur kundër programit të qeverisë për këtë kategori, duke theksuar se zerimi i interesit të kredisë nuk është zgjidhje.

“Kërkojmë nga kreu i PS-së që me ardhjen në pushtet t’i japë zgjidhje përfundimtare këtij problemi, këto shtëpi të jepen falas banorëve që jetojnë në shtëpitë e ish pronarëve”- tha kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Të njëjtin shqetësim ka ndarë edhe kreu i bashkisë së Korcës, Niko Peleshi, sipas te cilit nuk mund te zgjidhet ne 20 dite, nje problem qe nuk u zgjidh ne 20 vite.

“Strehimi është një nga plagët e shoqërisë. Në Korcë përgatitemi për shpërndarjen e 96 apartamenteve për të cilat kanë mbi 2000 aplikime. Ne vijmë të baraslarguar nga palët, se formulat janë edhe për të kënaqur interesin legjitim të ish pronarëve që duhet tu ishte kthyer prona, por edhe për gjithë qiraxhinjve. Zerimi i interesit të kredisë nuk është zgjidhja, por një gënjeshtër. Zgjidhja do ishte formulë që bazohet në një nga vlerat që ka PS, ajo e drejtësisë sociale”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura