KREMLIN- Vladimir Putin u betua si president i Rusisë në një ceremoni luksoze që u mbajt në Kremlin, duke premtuar se do te beje me te miren per qytetaret dhe per Rusine.
Ne fjalen e tij para shume te pranishmeve, Putin theksoi se teksa merr detyrën kupton përgjegjësitë përpara atdheut, rendesine qe ka siguria e qytetarëve, te cilat kane qene gjithnjë prioriteti i tij kryesor.
“Une do të bëj më të mirën për të justifikuar besimin e miliona qytetarëve ne detyren time për t’i shërbyer vendit. Kemi kaluar një rrugë të gjatë e të vështirë, kemi bërë vendin më të fortë, kemi rivendosur dinjitetin si komb i madh, tani bota na shikon si një Rusi të përmirësuar, kemi punuar fort si komb, kemi themel të fortë ekonomik, shoqëri civile të përgjegjshme. Precidenca e Medvedev siguroi vazhdimësinë për modernizimin e jetës sonë. Detyrat janë totalisht ndryshe në vitet e ardhshme e do të përcaktojnë të ardhmen, e ardhmja e kombit tonë varet sot tek ne, arritjet në ngritjen e standardeve duke mbrojtur kombin dhe familjen ruse në territorin e Rusisë, nëse do jemi të aftë pë rtë qenë drejtues të një Rusie të madhe do të jemi të suksesshëm, duke forcuar demokracinë, duke i përfshirë njerëzit në jetën politike të gjithë duhet të punojmë bashkë”- tha ai.
Ne fjalen e tij para dorezimit te detyres, Medvedev ka falenderuar te gjithe ata qe e kane mbeshtetur dhe ka uruar presidentin e ri per nje pune te suksesshme ne te mire te popullit.
Rreth 3 mijë mysafirë do të marrin pjesë në këtë ngjarje, përfshirë anëtarë të Këshillit të Federatës, deputetët e Dumas shtetërore ruse, gjykatësit e gjykatave supreme dhe asaj kushtetuese, dhe mysafirë të tjerë.
Janë ftuar dhe shefat e misioneve të huaja diplomatike, ish kandidatët në zgjedhjet presidenciale dhe personalitetet kryesore kulturore.
Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në gjashtë kanale televizive dhe ne tri radio duke filluar në ora 11 e 45 sipas kohës lokale në Moskë.
Ceremonia vjen një ditë pasi rreth 20 mijë njerëz demonstruan kundër kthimit të Putinit në presidencë.
Policia arrestoi më shumë se 400 njerëz, duke përfshirë udhëheqësit e opozitës Sergei Udaltsov, Aleksei Navalni dhe Boris Nemcov. Zyrtarët thonë se të paktën 12 policë u plagosën në konfrontimin me protestuesit.
© Panorama.al











