Qeveria shqiptare ka marrë një kredi prej 250 milionë Euro nga Deutsche Bank. Në përfundim të vlerësimit të ofertave të disa bankave, Ministria e Financave shpalli fituese ofertën e paraqitur nga Deutsche Bank, e cila ka një marzh interesi 1.3%, qe konsiderohet një normë interesi shumë e mirë në krahasim me normat e tjera për huatë e marra më parë nga qeveritë shqiptare.
Per kete kredi ka dalë garant Banka Botërore. Kjo hua, mund të quhet historike, pasi është hera e parë që perdoret nje instrument i tille financiar. Kjo do të thotë, se në rast se qeveria shqiptare nuk arrin të shlyejë detyrimet ndaj bankës huadhënëse, atehere asaj i lind e drejta te ekzekutoje garancine 250 milion Euro te Bankes Botërore.
Në një njoftim për shtyp, Ministria e Financave bën me dije se oferta fituese plotëson shumën e kërkuar prej 250 milionë EUR me këto terma:
- Marzhi i interesit 1.3% mbi benchmark rate (aktualisht benchmark rate është 0.5%).
- Tarifa e angazhimit 1.25%, e pagueshme vetëm një herë.
- Maturiteti final 10 vjet, me jetë mesatare 8.6 vjet.