
PRISHTINE- “Vendimi per nxjerrjen ne votim në Kuvend te amendamenteve kushtetuese që i referohen ndryshimit të kompetencave të presidentit dhe mënyrës së re të zgjedhjes së tij, ka mbetur peng i një marrëveshjeje të re ndërmjet subjekteve politike. Keshtu eshte shprehur kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Qëndrimi i tij është në përputhje me një nga dy skenarët e PDK-së për zgjidhjen e situatës.
Lajmin e boton sot Koha Ditore, e cila duke cituar burime te vetat pati raportuar javën e shkuar se njëri nga skenarët parasheh që subjektet nënshkruese të marrëveshjes të gjejnë një zgjidhje të re. Skenari i dytë parashihte që amendamentet të nxirreshin për votim pa rene dakord paraprakisht LDK dhe LVV.
Krasniqi, që është edhe sekretar i përgjithshëm i PDK-së është pozicionuar për këtë rrugë që duhet ndjekur, pavarësisht se LDK-ja ka mohuar çfarëdo takimi të mundshëm për këtë çështje.
“Për amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit, natyrisht që duhet të ekzistojë një marrëveshje politike në mes aktorëve që e kanë bërë marrëveshjen”, ka thënë shkurt Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e para në sesionin vjeshtor.
© Panorama.al











