KQZ, Olli: Akuzat e opozitës për kutitë, pa baza

Jun 20, 2011 | 11:49

TIRANE- Akuza te pabaza i ka quajtur zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, deklaratat e opozites per manipulime me kutitë e votimit.

Sipas tij, integriteti i kutive është i padiskutueshëm, pasi vete masat e marra per kontrollin e tyre e bëjnë të pamundur manipulimin e kutive dhe pretendimin e opozitës.

Gjate nje prononcimi televiziv, Olli ka theksuar se procesverbalet të cilat janë dorëzuar në KQZ janë shoqëruar nga kryetari, nënkryetari dhe sekretari i KZAZ-së dhe gjithcka mund te verifikohet nga subjektet politike.

“Kodi 5 është kodi që vendoset në komisionin e qëndrës së votimit dhe vendoset në pjesën e hapur. Në të gjitha rastet që ne kemi konstatuar mosshënimin e këtij kodi është bërë kqyrja e procesverbaleve që janë dorëzuar në KQZ dhe pas verifikimeve nuk ka pasur mospërputhje” tha Olli, ne sqarim te debatit mes perfaqesuesve te pozites dhe opozites per kete ceshtje.

© Panorama.al

Te lidhura