TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli sot fitues të zgjedhjeve vendore të 8 majit për bashkinë e Tiranës, kandidatin e “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha me 93 vota më shumë nga kandidati i “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama.
Me shumicë të thjeshtë, 4 vota pro dhe 2 kundër, KQZ miratoi projekt aktin që shpalli fitues të zgjedhjeve te 8 majit kandidatin demokrat, Lulzim Basha.
Në bazë të vendimit të KQZ-së, pas përfshirjes në tabelat përmbledhëse edhe të votave të kontestuara apo të hedhura në kutinë e gabuar, Edi Rama ka marrë 124 947 vota , kundrejt 125 042 votave të marra nga Lulzim Basha.
Miratimi i projekt aktit zgjati për më shumë se katër orë, dhe u shoqërua me debate nga të gjitha palët.
© Panorama.al











