Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave të komunës Shalë të Shkodrës, ku është votuar një ditë më parë. Komisioni vendosi që votat e kësaj komune të numërohen në KQZ, pasi numërimi i votave në KZAZ-në 42 në Shkodër ishte ndërprerë.
Vendimi ka kaluar mes debatesh të kreut, Arben Ristani dhe përfaqësuesve ligjorë të opozitës. Në këtë komunë është votuar një ditë më parë për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës, pas dështimit dy herë të procesit zgjedhor.
Në këtë komunë kandidojnë përballë njëri- tjetrit Dedë Tonaj nga koalicioni i djathtë, dhe Bal Vuksani nga koalicioni i majtë.
Pas përfundimit të numërimit të kësaj komune, KQZ do të jetë e gatshme për të publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve vendore të mbajtura më 8 maj.
© Panorama.al











