UPDATE- Procesi i votimit u zhvillua dje në 9 nga 10 komunat ku nuk ishte votuar gjate zgjedhjeve te 8 majit, apo ishin shpallur te pavlefshme. Zedhenesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Leonard Olli tha se numerimi tashme ka perfunduar ne te gjitha komunat ku eshte votuar. Sipas tij, gjithçka ka shkuar normalisht. Komuna Finiq, sipas tij paraqet nje problematike, si pasoje e diferences vetem me dy vota te dy kandidateve konkurues.
Votimi është anuluar në Komunën Shalë të qarkut të Shkodrës, si pasojë e mbërritjes me vonesë të materialeve zgjedhore, ndersa Olli pershendeti nderhyrjen e policise dhe arrestimin e 5 personave ne kete komune.
Pas mbylljes se qendrave te votimit procesi i numerimit ka ecur pa probleme.
Këto janë rezultatet në shumicën e komunave ku ka përfunduar numërimi.
Në komunën Shllak (Qarku Shkodër), fiton kandidati i PD-së, Hilë Kodra. Në komunën Pishaj ((Qarku Elbasan) vazhdon numërimi, ndërsa në komunën Papër ((Qarku Elbasan) ka fituar kandidati i PS-së, Shefqet Bullari. Në komunën Mollas (Qarku Korçë) është votuar për këshillat, 9 këshilltarë janë fituar nga Aleanca për Qytetarin dhe 4 nga Aleanca për të Ardhmen. Komuna Kolsh (Qarku Lezhë) është fituar nga kandidati i PS-së, Ferdinand Ndoi. Komuna Qendër Skrapar (Qarku Berat) është fituar nga kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Astrit Mustafaraj dhe komuna Zall Dardhë (Qarku Dibër) është fituar nga kandidati i Aleancës për Qytetarin.
Votimi në këto komuna u zhvillua për shkak se në Shllak dhe Shalë, nuk u zhvilluan zgjedhjet më 8 maj, ndërsa në 7 njësitë e tjera vendore u vërejtën parregullsi dhe KQZ vendosi përsëritjen e procesit zgjedhor.
© Panorama.al











