
Brenda 16 shtatorit zgjidhen 6 anëtarë, kryetari për 10 ditë.
Parlamenti duhet të zgjedhë brenda dy javëve të ardhshme gjashtë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët do të përgatisin edhe procesin elektoral të vitit të ardhshëm. Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, të miratuara me konsensus mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, përcaktojnë afatet se kur duhet bërë ripërtëritja e institucionit përgjegjës për zgjedhjet. Në nenin 181 të këtij ligji thuhet se “Kuvendi, 30 ditë nga data e shpalljes së këtij ligji, zgjedh anëtarët e KQZ-së, sipas neneve 14 dhe 15 të këtij Kodi”. Kodi Zgjedhor është dekretuar nga kreu i shtetit në 17 gusht dhe vetëm gjatë ditës së djeshme ai ka hyrë në fuqi. Në këtë mënyrë, Parlamenti ka edhe 15 ditë për të votuar në seancë parlamentare gjashtë anëtarët. Sipas formulës së vitit 2008, e cila nuk u prek nga ndryshimet e fundit të Kodit, dy anëtarë do t’i ketë Partia Demokratike, dy anëtarë Partia Socialiste, një anëtar forca e dytë më e madhe e koalicionit qeverisës që është LSI-ja dhe një anëtar forca e dytë e koalicionit opozitar, që është PBDNJ-ja.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











