KQZ: OK referendumit. Në Kushtetuese në ’13

Jun 28, 2012 | 14:46
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar kerkesen e Aleances Kundër Importimit të Plehrave (AKIP) , per nje referendum kunder importit.

Ne mbledhjen e sotme me shumice votash KQZ miratoi dergimin e kerkeses ne Gjykaten Kushtetuese ne janarin e vitit te ardhshem.

Pas vendimit, perfaqesuesi i aleances Lavdosh Ferruni ka deklaruar se KQZ ka vendosur jashte interesave te vendit. “KQZ me kete vendim mban ne sirtar referendumin deri ne vitin 2013. Por ne kete kohe nuk mund te zhvillohet, per shkak te zgjedhjeve”- thote ai, duke shtuar se aleanca do te dale brenda pak diteve me te tjera alternativa.

Mbledhja

Ne nisje te mbledhjes, Lavdosh Ferruni ka kerkuar nga KQZ te marre ne konsiderate 50 mije firmat e mbledhura e qe jane konstatuar qe jane te vlefshme per te dhene OK per referendumin e kerkuar.

Kreu i KQZ, Arben Ristani, duke marre fjalen pas Ferunit theksoi se vete aleanca nuk duhet te kishte toleruar firmat nga e njëjta dorë.
“KQZ-ja nuk ka manipuluar publikun.’Ne kemi thënë që 70 përqind të kampionit që ne çuam për verifikim ishin të falsifikuar prandaj është e papranueshme që të thuhet se procese të tilla ne e dimë si po kalojmë në Shqipëri”- tha Ristani.

Anëtari i djathtë në KQZ, Njazi Kosovrasti kerkoi hetime te thelluara per manipulimin e firmave. “Ishte e qartë dhe me sy të lirë dukej që firmat ishin vënë nga e njëjta dorë”. Por kerkesa e tij per hetim u rrezua nga anetaret e tjere te KQZ.

Në mbledhjen e djeshme, KQZ vendosi shtyrjen e mbledhjes per dhenien e vendimit.  Kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se ka dyshime për falsifikime, por sipas tij, kjo nuk e cenon kuotën prej 50 mijë firmash për mbajtjen e referendumit.

Zyrtarë të KQZ-së thanë se kanë dërguar në polici për verifikim, rreth 147 kampionë firmash, të cilat dyshohet se janë falsifikuar.

Aleanca  Kundër Importimit të Plehrave arriti të merrte më shumë se 62 mijë firma nga qytetarët duke tejkaluar kështu me disa mijë kuotën për mbajtjen e referendumit.

Pak ditë më parë gjatë prezantimit të nismës, “Vepro Tani!”, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu kritikoi ashpër KQZ-në për mosmarrjen parasysh të kërkesës së AKIP. Kjo beri qe KQZ te reagonte, duke akuzuar perfaqesuesit e AKIP se kishin falsifikuar firmat e qytetareve.

© Panorama.al

Te lidhura