TIRANË- Ngritja e grupeve të numërimit, pika e dytë e projekt aktit ka shkaktuar debate në mbledhjen e paradites të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas kesaj pike te projekt aktit, per numerimin e votave pas hapjes se gjithe kutive, KQZ ka planifikuar te ngreje 8 grupe numerimi.
Përfaqësuesja e PS-së, Dëshira Subashi e ka quajtur jo të drejtë një miratim të tillë, e sipas saj nuk duhet të ketë grupe numërimi nga administratorët e KQZ.
Sipas saj, gjithcka duhet të bëhet në tavolinën e KQz në sytë e gjithë anëtarëve, pasi për cdo ndryshim do të ketë edhe pasqyrim në tabelat përkatëse.
Kundër këtij sugjerimi është shprehur përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti. “Ne i kemi kamerat me shumicë dhe vëzhguesve të dy koalicione dhe procvesi të ecë normalisht. Ne duam transparencë, por rezultati kështu si thoni ju pa grupe numërimi, do të mbetet në kalendat greke”- tha ai.
© Panorama.al











