PRISHTINE- Raundi i pestë i bisedimeve nuk do të mbahet më 14 dhe 15 qershor siç ishte paralajmëruar, ndërsa palët shprehin qëndrime të ndryshme.
Për këtë raund qe paralajmëruar se do të ketë nënshkrim të marrëveshjeve, ndërkohë që kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, tha se bisedimet janë shtyrë, pasi që Beogradi i frikësohet nënshkrimit të marrëveshjeve për temat që janë diskutuar, si: lëvizja e lirë, tregtia, energjia dhe telekomunikacioni.
Por, shefi i ekipit serb të negociatave, Borisllav Stefanoviq, tha se shtyrja është bërë në marrëveshje me të dyja palët.
“Mendoj se nuk është në rrgull që të jepen kualifikime të tilla, veçanërisht nga ana e Prishtinës, sepse e dinë më së miri se kush ka qenë më shpesh kundër nënshkrimit të marrëveshjeve”.
“Kjo nuk na sjell më afër marrëvshjeve dhe unë mohoj se ne i frikësohemi çfarëdo marrëveshjeje. Jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje me Prishtinën. Dhe, mendoj se jemi shumë afër”, tha Stefanoviq.
© Panorama.al











