Per Komisionerin për Zgjerim te Bashkimit Evropian, Stefan Fyle Kosova ka të njëjtën perspektivë evropiane sikurse dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Kosova ka të njëjtën perspektivë evropiane, si edhe të tjerët në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, ekzistojnë kërkesa të njëjta, përfshirë raportet e mira ndërfqinjësore. Në këtë kuadër nuk shoh asnjë arsye përse vetëm Beogradi, e jo edhe Prishtina, të shohe interesa të rëndësishme për raporte të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim të mirë rajonal”, tha Fyle.
Duke u pergjigjur per pyetjen se cfarë interesi kanë Kosova dhe Serbia nga dialogu, Fyle ka dekalruar se se pari ato vetëm mund të përfitojnë nga ky dialog. “Ky nuk është vetëm për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave nëpër kufi. Ka edhe shumë çështje të tjera”, u shpreh Fyle.
Në bisedimet e mëparshme janë arritur disa marrëveshje, por çështja më problematike ka qenë zbatimi i tyre. Fyle e pranon se në këtë aspekt ka pasur vështirësi.
“Ishte arritur shumë gjatë muajve të fundit, por njëherësh ka pasur edhe elemente që ngrenë disa shqetësime të caktuara. Ne shumë shpesh kemi pasur vetëm ato marrëveshjet e minutës së fundit, dhe në një mënyrë, nuk ishim në gjendje ta bindim Beogradin se një politike më transparente dhe më e parashikueshme do të ndihmonte”.
“Situata ishte e tillë, që edhe me arritjen e marrëveshjes së minutës së fundit, ne nuk kishim gjithmonë të arritura të mira dhe pozitive në implementimin e këtyre marrëveshjeve”, tha Fyle.
Rrjedhimisht, ai theksoi se pret që qeveria e re në Beograd të veprojë në mënyrë tjetër, “pasi ne i respektojmë ata partnerë që veprojnë në mënyrë transparente dhe në mënyrë të parashikueshme”.
Sipas tij, Bashkimi Evropian i respekton ata që dëshirojnë të thonë “Po” për ndonjë lloj të marrëveshjes dhe ditën tjetër fillojnë impelementimin.
Fyle theksoi se fokusimi i dialogut vetëm në çështje teknike ishte diçka që kufizonte.
“Njëri nga elementet, që në masë të konsiderueshme ishte kufizues, ka qenë fokusimi në çështje teknike, dhe ne të gjithë po përpiqemi ta bëjmë të qartë se ato ishin çështje teknike, por që kishin implikime politike”.
“Pra, këtu ka pikëpamje politike, që duhet të trajtohen nga politikanët. Prandaj, u takon palëve dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, të vendosin dhe nëse ajo sugjeron lëvizje në nivel politik, unë këtë do ta mbështesë fuqishëm”, tha Fyle, në intervistën për Radion Evropa e Lirë.
© Panorama.al











