Kosovë- Serbi, bisedimet shtyhen për në shtator

Jul 19, 2011 | 17:50

Rundi i ri i bisedimeve, i gjashti me radhë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i planifikuar që të mbahet të mërkurën në Bruksel, është shtyrë për muajin shtator, ka thënë për gazetën serbe “Blic” shefi I ekipit serb te bisedimeve, Borisllav Stefanoviç.

Sipas kësaj gazete, bisedimet për kadastrat, vulën doganore, diplomat, telekomin dhe energjinë elektrike janë shtyllë në kërkesën për Robert Cooper, ndërmjetësuesit të BE-së, i cili ka vlerësuar se palët në bisedime nuk janë të gatshëm për marrëveshje në takimin e nesërm.

“Pala kosovare ka insistuar në elemente të shtetësisë në zgjidhjet e propozuara, çka është e papranueshme për ne. Kanë kërkuar që telekomi plotësisht të hiqet nga Kosova, që në vulën doganore të jetë stema e tyre, që kadastri të mos harmonizohet, por vetëm të jetë lëndë krahasuese”, ka thënë Stefanoviç për “Blic”.

Sipas fjalëve të tij, shtyrja nuk është shqetësuese për shkak se pushimi do të bëjë të mundshme më shumë kohë për marrëveshje, për video konferenca dhe për harmonizim.(KD)

 

“Kemi marrë vendim që të anulojmë takimin e nesërm të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe për të i kam informuar të dyja palët. Kemi qenë shumë afër nënshkrimit të disa marrëveshjeve, por është e qartë se ato nesër nuk do të arriheshin, kështu që bisedimet janë shtyrë deri në shtator”, ka deklaruar Cooper përmes një komunikate për media.

 

Ai ka theksuar se të dyja palët duhet të vazhdojnë të mendojnë, dhe ka thënë se shpreson që në shtator të arrihen në mënyrën më të mirë këto marrëveshje.

© Panorama.al

Te lidhura