Kosovë- Serbi, bisedimet rifillojnë më 21 shkurt

Feb 16, 2012 | 17:11
Stefanoviç, Cooper dhe Tahiri

Bashkimi Evropian ka konfirmuar edhe zyrtarisht se të martën më 21 shkurt do të mbahet raundi i ri i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç njofton, Radio Evropa e Lirë lajmi është konfirmuar nga Maja Koçijançiç,, zëdhënëse e kryediplomates evropiane, Kethrin Eshton.

Ky do të jetë raundi i parë i dialogut për këtë vit, pasi takimit të fundit që u mbajt në dhjetor të vitit të kaluar, para se të diskutohej nga Këshilli i Ministrave, çështja e dhënies së statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Serbisë.

Zyrtarët në BE pohojnë se nuk janë as pesimistë e as optimistë për marrëveshjen për temën kryesore- bashkëpunimin rajonal, konkretisht për mënyrën se si Kosova do të paraqitet në nismat rajonale dhe se si do t’i përmendet emri i Kosovës në dokumentet e këtyre nismave.

Temë e këtij raundi pritet të jetë edhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel.

© Panorama.al

Te lidhura