PRISHTINE- Serbët nga Kolashini i Ibrit kanë vënë sërish barrikadat në rrugën Mitrovicë – Ribariq në vendin Zupçe.
“Arsye” për këtë barrikadë të re, njoftojnë medie të Beogradit, është përpjekja e EULEX-it të arrestojë një bashkëvendas të tyre.
Në rrugë janë vënë trupa druri dhe mekanizëm i rëndë dhe kjo mundëson lëvizjen e automjeteve në drejtim të pikës kufitare Bërnjak. Megjithatë komunikacioni në drejtimin Mitrovicë –Ribariq po zhvillohet nëpër rrugë alternative përmes Zveçanit.
Në pikën kufitare të Bërnjakut, mbrëmë, pos pjesëtarëve të KFOR-it gjerman dhe të atyre të EULEX-it, qëndrojnë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës
© Panorama.al











