Kosovë, përleshen deputetët e PDK dhe VV

Jun 28, 2012 | 15:53

PRISHTINE- Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Partisë Demokratike të Kosoëvs, janë rrahur pas seancës. Mediat e Kosoves raportojne se deputeti i PDK-së Latif Gashi-Lata dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, janë përleshur fizikisht ne te dale te  Kuvendit të Kosovës.

Sulmi ka ndodhur nderkohe qe deputeti Selimi ishte duke dhënë një intervistë për media ku ka folur për SHIK-un, ndërsa deputeti Gashi kishte kërkuar nga ai të mos flasë për këtë organizatë. Per kete ka reaguar Selimi, duke i thënë atij se unë flas për këtë çështje.

Pas përleshjes fizike në mes tyre, ka ndërhyrë policia dhe i ka ndarë ata, ndërsa pas pak minutash ka ndodhur një përleshje tjetër në mes të deputetit të Vetëvendosjes Florin Krasniqi dhe atij të PDK-së Bekim Haxhiu i njohur me nofkën Kamishi, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Kamishi është gjakosur në fytyrë dhe per kete e kane ndihmuar që të largohet nga Kuvendi, duke e dërguar në drejtim të oborrit të Qeverisë, ndërsa Krasniqi gjendej në hollin e Kuvendit – i cili po ashtu ka pësuar disa goditje gjatë përleshjes me Kamishin.

Në këtë përleshje janë perfshire edhe bashkëpunëtorët e deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së, përkatësisht shoferët dhe truprojat e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura