Kosovë, nis viti shkollor. Thaçi: Rëndësi arsimit

Sep 3, 2012 | 10:02

PRISHTINE- Në Kosovë ka nisur sot viti i ri shkollor 2012-2013.

Mësohet se mësimet parauniversitare do t’i ndjekin 46 mijë nxënës në mbi 1 mijë godina shkollore.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e mbarë të vitit.

Kryeministri Hashim Thaçi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u ka shprehur nxënësve urimet më të mira për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

“Qeveria e Republikës së Kosovës gjithnjë i ka kushtuar rëndësi të madhe sistemit të arsimit, ngritjes së cilësisë së edukimit dhe përmirësimit të kushteve të punës, si për personelin arsimor ashtu edhe për nxënësit” , ka theksuar ai.

Sipas Thaçit, Qeveria e Kosovës vazhdon ta ketë prioritet modernizimin e edukimit, si njërin nga kushtet themelore për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

© Panorama.al

Te lidhura