PRISHTINE- Kushtrim Bajrami, Këshilltar i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, ka deklaruar se 15 shtete do ta njohin Kosovën brenda disa ditësh.
Në një konferencë për media, ai tha se këto njohje do të vijnë nga shtetet anëtare të CARICOMI’it, njofton Express.
“Sot, ju njoftojmë që Kosova në orët apo në ditët të vijim do të pranojë formalisht përmes përfaqësive të veta diplomatike në botë, respektivisht ne Londër, New York, Gjenevë, Paris edhe notat verbale për njohje nga shtetet e tjera anëtare të Komunitetit të Karaibeve respektivisht CARICOMIT”, tha Bajrami.
“Këto shtete gjatë ditës kanë konfirmuar dhe kane njoftuar Zyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli përmes përfaqësive të tyre diplomatike në Londër dhe Gjenevë për vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës përkitazi me aktivitetin e dendur lobues të z. Pacolli”.
Sipas tij, zotimi për njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet anëtare të CARICOM-it, është bërë në mbledhjen e fundit të kësaj organizate, ndërsa procedimi formal i notës verbale do të bëhet nga shtetet anëtare veç e veç në orët/ditët në vijim.
Komuniteti i Karaibeve ose CARICOMI është organizatë e 15 shteteve të Karaibeve që ka për synim kyç, promovimin e integrimit ekonomik dhe bashkëpunimit mes shteteve anëtare.
Anëtarët e Komunitet të Karaibeve të CARICOMIT janë: Antigua dhe Barbuda (Anëtar i OKB nga viti 1981). Bahamas (Anëtar i OKB nga viti 1973). Barbados (Anëtar i OKB nga viti 1966). Dominica (Anëtar i OKB nga viti 1978). Grenada (Anëtar i OKB nga viti 1974). Guyana (Anëtar i OKB nga viti 1966). Haiti (Anëtar i OKB nga viti 1945). Jamaica (Anëtar i OKB nga viti 1962). Montserrat.
Belize, ndërkaq, është shteti i vetëm anëtar i CARICOMIT që e ka njohur Kosovën.
© Panorama.al











