Kosovë, dështon marrëveshja për tregti me BE

Jul 5, 2012 | 9:18
Mimoza Kusari-Lila

Qeveria e Kosovës ka dështuar në arritjen e marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian, pavarësisht se dy vjet më parë ky institucion ka pranuar përgjigjet e Prishtinës zyrtare në pyetësorin për marrëveshje tregtare.

Në fillim të vitit 2010, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) iu pati përgjigjur Komisionit Evropian (KE) në pyetjet që kanë të bëjnë me tregti, veprim ky që nga qeveritarët e atëhershëm ishte cilësuar si hap shumë i rëndësishëm, por që nga ajo kohë i tërë procesi është lënë në “harresë”.

Ndërkaq, po të ishte realizuar kjo marrëveshje sipas dinamikës së paraparë, Kosova tashmë do të kishte përfituar nga tregtia e lirë me Bashkimin Evropian, dhe rrjedhimisht ekonomia e vendit do të ishte në gjendje më të mirë.

Ministri i dikurshëm i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, tregon se që nga koha kur MTI-ja i është përgjigjur pyetësorit të Komisionit Evropian e deri më sot nuk ka dëgjuar ndonjë informatë se ky proces ka “lëvizur nga vendi” .(Zeri)

© Panorama.al

Te lidhura