Kosovë, Britani- Gjermani thirrje për qetësi

Aug 8, 2011 | 10:08

Serbia rrezikon rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian nëse nuk merr masa të menjëhershme për moslejimin e tensioneve etnike për gjatë kufirit. Kështu janë shprehur në një deklaratë të përbashkët ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle dhe homologu i tij britanik, Uilliam Hejg, kanë kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi t’i japin fund sa më shpejt krizës në veri të Kosovës.

”Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë zgjidhje diplomatike që i njeh kufijtë e Kosovës, e përmirëson jetën e secilit dhe të dy shtetet i vë në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thanë të dy ministrat, duke shtuar se nëse të dy vendet nuk e bëjnë këtë, do të humbin rastin historik.

© Panorama.al

Te lidhura