Kosovë, 5 të arrestuar, konfiskohen 1 mln dollarë

Sep 12, 2012 | 19:44
Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për “falsifikim të parave”, si dhe ka konfiskuar rreth një milion dollarë që dyshohet se janë të falsifikuar.

Arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorit në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Mësohet se gjatë operacionit janë konfiskuar edhe makinat për prodhimin e parave të falsifikuara. Policia nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me operacionin.(rel)

© Panorama.al

Te lidhura