Kosovari vret gruan dhe punonjësen sociale

Aug 16, 2011 | 19:23
Vendi ku Shahin S, vrau bashkeshorten e tij

ZVICËR- Shani.S, 59 vjeç, është identiteti i shqiptarit nga Kosova që një ditë më parë qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Sadete S., dhe më pas edhe punonjësen sociale,  Daniela.H, 48 vjeç e cila e kishte ndihmuar gruan të divorcohej.

Mediat zvicerane kanë zbuluar më shumë detaje, lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Pfaffikon të Zvicrës.

Sipas gazetës zvicerane Blick, duke iu referuar rrëfimit të një të afërmi të Sadetes, çifti kishte pesë vajza dhe një djalë, dhe sipas tij, ishin pikërisht vajzat dhe sjellet e tyre që filluan ta shqetësonin kryefamiljarin Shani.S, i cili ishte një besimtarë i devotshëm mysliman. Për shkak të sjelljes së vajzave, Shani SH ushtronte në vazhdimësi dhunë ndaj gruas së tij, tashmë të vrarë.

“Vetëm dy nga vajzat mbanin traditën myslimane, ndërsa Shaniu mendonte se vajzat e tjera ishin turpi i familjes së tij. Ai për vite me radhë po e torturonte gruan e tij dhe së fundi e kishte prerë në trup me gërshërë. Por, e gjendur në këtë situatë, Sadetja vendosi ta braktisë bashkëshortin dhe të kërkojë divorcin”, thotë në rrëfimin e tij për Blick, Shqipram Badalli i afërm i Sadetes.

Disa ditë më parë, bashkëshortja Sadete.S me ndihmën e punëtores sociale Daniela.H, viktima e dytë e vrarë, kishte arritur ta realizojë divorcin, i cili nuk i ka zgjatur shumë orë.

Me të mësuar lajmin, Shani.S  është kthyer në Zvicër dhe dje pasi ka përcjellur bashkëshorten e tij, e ka qëlluar për vdekje në kokë, duke e lënë të vdekur në afërsi të një hekurudhe në Pfaffikon dhe më pas ka shkuar në qendrën socialë ku ka ekzekutuar edhe punonjësen sociale, Daniela H.

Sipas mediave zvicerane, 59-vjeçari vrasës është kthyer nga Kosova bashkë me armën e krimit, duke ngritur dyshime për nxitje nga të afërmit e tij për të kryer krimin e dyfishtë.

© Panorama.al

Te lidhura