PRISHTINE- Kosova e fiton njohjen numër 81. Bëhet fjalë për Saint Lucia, pjesë e Caricomit, njoftoi Artan Behrami, Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, në një konferencë për media.
Ai ka thënë se deri tek njohja ka ardhur pas një takimi ndërmjet Ministrit Hoxhaj dhe homologut të tij nga ky shtet.
Dje, Zyra e Behgjet Pacollit, ndërkaq, paralajmëroi njohje nga shtetet e Caricomit. Saint Lucia është edhe pjesë e Commonwealth’it.











