Kosova, Haxhinasto: Tezat për kufijtë, arkaike

Jun 6, 2011 | 13:07

TIRANE- Teza arkaike e te kota per diskutim i ka quajtur ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, njeheresh numri dy i qeverise, tezat e deklaruara për ndarje e shkëmbim territoresh të Kosovës. Sipas tij, teza te tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me integrimin euroatlantik të vendeve.

Deklarata u be sot gjate konferences se perbashket per shtyp qe ministri zhvilloi me homologun malazez Milan Rocen.

Haxhinasto vlerësoi rolin e Malit të Zi në bashkëpunimin rajonal, nismat rajonale dhe eshte rënë dakord që pjesë e këtyre nismave të jetë edhe Kosova, pasi thelbi i integrimit rajonal janë popujt.

“Cdo përpjekje për të prezantuar vlera të tjera përtej tolerancës dhe respektit të tjetrit vetëm sa u krijojnë pengesë atyre politikanëve apo atyre qeverive në rrugën e integrimit”- tha Haxhinasto.

Bashkepunim per integrimin e Ballkanit ne BE ka kerkuar edhe ministri i jashtëm i Malit të Zi Milan Rocen.  “Për herë të parë në historinë e Ballkanit popujt kanë të njëjtin objektiv, integrimin në BE. Ballkani ka ende çështje të hapura, por ne nuk duhet të na bëhen pengesë për integrimin. Ne duhet të punojmë për të shpikur një model për përfshirjen e Kosovës në nismat tona si shtet me të drejta të barabarta”, tha ai.

Sipas tij, tashme lëvizja krejt e lire mes dy vendeve eshte shprehjen e besimit te ndersjellte, qe do te sjelle shume perfitime, zhvillim ekonomik, shkembim tregtar dhe kulturor.

© Panorama.al

Te lidhura