PRISHTINE- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama permes nje telegrami drejtuar presidentes se Kosoves, Atifete Jahjaga ka uryar 4 vjetorin e Pavaresise. Obama vlereson perparimin e bere ne dnertimin e demokracise, inkurajon per ndertimin e nje te ardhmeje me te mire dhe garanton se SHBA do te mbeten partner i forte per Kosoven dhe popullin kosovar.
“Që nga shpallja e saj si shtet sovran, i pavarur, më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e një demokracie multietnike, pluraliste dhe tolerante në zemër të Ballkanit. Përmes angazhimit tuaj për thirrjen tuaj evropiane dhe përkushtimin tuaj për reforma të mëtejshme politike, ekonomike dhe të sundimit të ligjit, unë jam i bindur që Kosova mund të sigurojë integrimin e saj të plotë në komunitetin euroatlantik”- shkruhet ne telegram.
Me tej, ai inkurajon per me shume pune për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës. “Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i fortë dhe ju mund të llogarisni në mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës”, përfundon urimi i presidentit amerikan.











